E Diel, 1 Nëntor 2026

Për myslimanët, agjerimi ka qenë i qetë

Agjërimi për besimtarët mysliman ka përfunduar në qetësi dhe begati të plotë. Madje, sipas studimeve që kanë bërë vetë besimtarët mysliman, gushti i nxehtë ka kaluar më mirë për ata që kanë agjeruar, se sa te tjeret. Nënkryetari i Komitetit mysliman, Bujar Spahiu thotë se agjërimit i erdhi fundit dhe akti i sakrificës në besimin ndaj Allahut do të përmbyllet me festën e madhe të Fiter Bajramit.
 

Spahiu thotë se në ditën e fiter Bajramit që kurorëzon agjërimin, njerëzit duhet të harrojnë të gjitha mëritë, urrjetjen duhet të urojnë njëri-tjtetrin për mirësi dhe të shkëmbejnë vizita tek të afërmit, miqtë dhe fqinjtë. Ndërsa falja për myslimanët për ditën e fiter Bajramin do të nis në orën 06:30 të mëngjesit. Ky rit fetar do të zhvillohet në bulevardin këryesor përball ish hotel Dajtit për shkak të punimeve që vazhdojne në sheshin Skëndërbej.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›