E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiqi: Paketa e librave e plotë

Duke nisur nga sot, nxënësit do të kenë në dorë të gjithë librat e tyre shkollës. Në sportele dhe ambiente të veçanta të shkollës ku ata mësojnë, nxënësit do të blejnë librat për këtë vit të ri shkollor. Ekspertë të arsimit thonë se shpërndarja ka nisur pas asnjë mangësi, ndërkohë që afati i fundit për blerjen e tyre do të jetë 17 shtatori. Sipas tyre, librat janë të gjithë, por do të kushtojnë 10 lekë më shumë.
 

Këshilltari i Ministrisë së Arsimit, Jovan Kristiqi i kujton mësuesve dhe prindërve të kenë kujdes me faturat tatimore. Në rast se nuk pajisen me to, nuk do të mund të përfitojnë kompensimin nga shteti. Kompensimi varion nga 50-100% për disa kategori nxënësish. Romët do t`i marrin librat e shkollës falas ndërsa të verbrit do të përfshihen në një program të veçantë. Ndryshimet e teksteve janë bërë nga klasa e parë në të 6-tën. Ndërsa librat e klasës së 12-të, kanë pësuar tërsisht ndryshime.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›