E Hënë, 2 Nëntor 2026

Klinton nuk do të zhvillojë takim të veçantë me Iranin

Uashington - Bëhet e ditur se Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton nuk ka në plan të zhvillojë një takim veç me Iranin në konferencën ndërkombëtare të Afganistanit që do të zhvillohet në fund të këtij muaji. Në deklaratën e Departamentit Amerikan u tha se nuk është planifikuar takim dypalësh ndërmjet delegacioneve amerikane dhe iraniane në konferencën që do të mbahet në 31 mars.

"SHBA-të janë përqendruar më shumë në situatën në Afganistan dhe rajon",- thuhet në vijim të deklaratës.Në një deklaratë që kishte bërë në fillim të muajit në Bruksel, Hillari Klinton kish propozuar organizimin në 31 mars në Hagë të një konference ndërkombëtare nën vëzhgimin e OKB-së.

Në konferencë ishte ftuar për të marrë pjesë edhe udhëheqja e Iranit, e cila kish bërë të ditur se do ta vlerësonin ftesën dhe se kërkojnë ti ofrojnë ndihmë Afganistanit. Konferenca ka për qëllim të ndihmojë në planifikimin e një politike ndërkombëtare të përshtatshme për zgjidhjen e situatës aktuale në Afganistan dhe Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›