Holanda do tu kërkojë falje myslimanëve
Amsterdam - Holanda do të kërkojë të falur nga myslimanët që i ka arrestuar me pretendimin se kanë qenë të dyshuar për terrorist dhe më vonë i ka lënë të lirë. Avokati i Popullit Aleks Brenikmejer (Alex Brennikmeijer ) i Holandës tha se Kryetari i Bashkisë së Amsterdamit, Job Kohen (Job Cohen) duhet të kërkojë të falur nga personat "e akuzuar për terrorist" dhe familjet e tyre.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë pretendoi se nuk ekziston ndonjë arsye për të kërkuar të falur. Ngjarja është pasqyruar në media dhe ka shkaktuar debate në Holandë. Policia holandeze kishte arrestuar 7 persona me shtetësi marokene me arsyetimin se ishin duke organizuar një sulm terrorist ndaj një qendre biznesi në zonën juglindore të Amsterdamit.
Të dyshuarit ishin lënë të lirë pas verifikimit që njoftimi në polici nuk ishte i vërtetë.