Klinton premton vizitë në Tiranë në gjysmën e dytë të 2012

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Ministri Haxhinasto është takuar me Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Hillari Klinton.
Haxhinasto i ka përsëritur zonjës Klinton ftesën për të vizituar Shqipërinë, e cila ka premtuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 do të jetë për vizitë në Tiranë. Në këtë takim të NATO-s po diskutohen tema që kanë të bëjnë me cështje të sigurisë; si Afganistani por edhe cështje të tjera si Paketa e mbrojtjes së Aleancës, partneritetet e Aleancës me shtete të tjera etj.
Ky samit është përgatitor dhe mbahet para Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012. Në samitin e Çikagos krerët e shteteve dhe qeverive do të marrin vendime lidhur me të ardhmen e forcave të Aleancës deri në 2020. /Start/
2012-04-19 08:26