Zgjedhjet në PS, ngrihen dyshime për manipulim
Përfshirja e Genci Gjoncajt në projektet e Bashkisë së Tiranës, hedh dyshime mbi paanshmërinë e strukturave që numërojnë votat, thotë Çaka.
“Duhet të japë dorëheqjen. Nëse është i punësuar krijon lidhje direkte. Pavarësisht se statuti ka vendosur pengesa të tjera, por kjo është një lidhje direkte e zotit Gjonçaj i cili nuk duhet të pranojë të bëhet pjesë e kësaj farse elektorale në PS. Ky është një proces farsë. Është një pabarazi midis dy kandidatëve sepse zoti Rama ka të gjitha emërtesat në strukturat e partisë, ndërsa kandidaturat e tjera nuk kanë asnjë mbështetje përveçse vullnetit”, shprehet Çaka.
Ne vitin 2007, kur Edi Rama u zgjodh kryetar i socialisteve me parimin “një anëtar, një vote”, Zamira Çaka dha dorëheqjen për shkak te manipulimeve gjatë procesit. Caka thotë se po vihen re shenjat e para të një procesi të parregullt. “Po shikoj që këtu ka filluar ajo farsë elektorale që ishte edhe në vitin 2007. Do të ketë manipulim dhe sa jam në dijeni po bëhen manipulime edhe përsa i përket thirrjes së delegatëve të kongresit. Do të thërriten delegatët që janë pro Ramës dhe nuk do të thirren delegatët që kanë pasur zërin e tyre në PS që para se të vinte zoti Rama dhe tashmë që është zoti Rama”, thotë Çaka.
Në rast se ndodh, ajo që pritet, Arben Malaj do të jetë në çift me Shkelqim Metën, si dy kandidatë të humbur përballë Edi Rames në garën për kryetar me parimin “një anëtar, një votë”. Ne kandidaturëë e tij të parë për kryetar të Partisë Socialiste Rama humbi përballë Fatos Nanos, por votimi i atëhershëm u krye nga delegatët e kongresit dhe jo nga anëtarësia socialiste.
Start/alsat