E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton thirrje Indisë të shtojë rolin në Azi

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje Indisë të jetë më e fuqishme në Azi, duke thënë se lidershipi i vendit ka potencial që, në mënyrë pozitive, të formësojë të ardhmen e Azi-Paqësorit.

Gjatë fjalimit në qytetin port të Çenait, që është shtëpi e investimeve në rritje të Shteteve të Bashkuara, Klinton tha se Nju Delhi duhet të luajë rolin e aleatit të SHBA-së në forumet rajonale.

Ajo tha se India mund të ndihmojë edhe në promovimin e lidhjeve tregtare në Azinë e Jugut, çfarë do të ndihmonte në arritjen e prosperitetit dhe të paqes në Indi, Pakistan dhe Afganistan. Pas Indisë, Klinton do të niset drejt Indonezisë, për të marrë pjesë në takimin e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›