Klinton vizitë në Beograd dhe Prishtinë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton më 30 dhe 31 tetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd dhe Prishtinë.
Sekretarja amerikane deri tani nuk ka publikuar axhendën e vizitës, mirëpo ajo po zhvillohet menjëherë pas nxitjes së parë të një dialogu të nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë dhe pas takimeve midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
Kjo është vizita e fundit e sekretares amerikane në rajonin e Ballkanit, pas paralajmërimeve të saj se do të tërhiqet nga funksioni pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.