Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron New York Timesin

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermaninë për një zgjidhje diplomatike. Zëdhënësi tha se Presidenti Barack Obama është shprehur qartë se do të bëjë ç’është e mundur për ta parandaluar Iranin të zotërojë armë bërthamore.
Duke cituar pa emër zyrtarë të administratës Obama, gazeta shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar kontakte sekrete intensive pothuajse që kur Barack Obama u zgjodh president në vitin 2009.
Zyrtarët thonë se Irani do të presë deri pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, për të parë se me kë do të negociojë, me administratën e dytë Obama apo me administratën republikane të Mitt Romney, i cili e ka akuzuar Obaman se ka qenë i butë ndaj Iranit.