E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti çek nderon Havelin me seancë speciale

Parlamenti çek pritet të mbajë sot një seancë speciale, për të nderuar ish-presidentin, Vaslav Havel i cili ndërroi jetë të dielën, në moshën 75-vjeçare.
 

Laureati i çmimit Nobel për Paqe dhe heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, që i dha Çekisë pavarësinë në vitin 1989 dhe ka qënë president i vendit nga viti 1989 deri më 2003.
 

Mijëra çekë kanë ndezur qirinj dhe kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Havelit në Pragë.
 

Ceremonia mortore e presidentit të ndjerë do të mbahet të premten, ndërsa qeveria çeke ka shpallur ditë zie periudhën kohore nga e mërkura e deri të premten.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›