SHBA, Senati: Duhet më shumë përkushtim në Azinë Qendrore

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit Amerikan në një raport të ri thekson se Uashingtoni duhet të mbajë një balancë ndërmjet nevojave afatshkurtra të luftës dhe interesave afatgjata të promovimit, për një Azi Qendrore të qëndrueshme dhe demokratike.
Ky raport, i përpiluar nga stafi i Komitetit, është bazuar në një vizitë të muajit tetor në atë rajon dhe thekson se Uashingtoni duhet ta ndryshojë qëndrimin, në mënyrë që t`i bindë vendet e Azisë Qendrore se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani deri në vitin 2014 nuk do të thotë braktisje.
Në raport thuhet se zyrtarët nga shtetet e Azisë Qendrore theksojnë se tërheqja mund të rrisë trafikimin e drogës dhe të shkaktojë një hapësirë sigurie për grupet ekstremiste.