Kosovë, LDK e AAK: Jo bllokimit të pikave kufitare me Serbinë
Dy partitë opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do ta mbështesin lëvizjen “Vetëvendosje” për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, edhe nëse qeveria nuk e implementon mocionin e kaluar ditë më parë në Kuvend.
Ndonëse ditë më parë, pikërisht falë votave të këtyre dy partive, “Vetëvendosje” kishte kaluar mocionin për reciprocitet politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, përfaqësues të LDK-së e të AAK-së thonë se do të kërkojnë rrugën institucionale për implementimin e këtij mocioni.
Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, ka thënë se ky mocion ka pasur gjithë mbështetjen e opozitës në Kuvendin e Kosovës e që, sipas saj, ka qenë një mocion që ka treguar se kur opozita vërtet vepron e bashkuar mund t`i arrijë qëllimet e saj.