Bullgari, 60 euro dënim për ata që deklarohen maqedonas
Përfaqësues të pakicës maqedonase në Bullgari kanë shprehur shqetësimet e tyre për faktin se gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, nuk po i lejohet të vetëdeklarohen si maqedonas.
Ata thonë se, nuk kanë të drejtë të regjistrohen si maqedonas. Nëse kërkojnë në dokumentin e nacionalitetit të shkruhen si maqedonas, atëherë regjistruesit i kërcënojnë me dënime dhe i frikësojnë duke u thënë se do u drejtohen autoriteteve policore.
Maqedonasja, Vasilla Coneva e cila jeton në Bullgari, ka pranuar të dëshmojë për faktin se nuk e kanë lejuar të vetëdeklarohet për kombësinë e saj, njofton agjencia e lajmeve INA.