E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca depërton 80 azilkërkues nga Maqedonia

80 azilkërkues nga Maqedonia janë deportuar sot nga autoritetet franceze. Ata janë nisur me një avion çarter nga Lioni drejt aeroportit të Ohrit.
Sipas agjensisë së lajmeve “Ina” pjesa dërmuese e azilkërkuesve të riatdhesuar sot, ishin të nacionalitetit rom, nga Manastiri, Shtipi dhe qytete tjera të Maqedonisë, të cilët familjarisht kanë udhëtuar drejt Francës.
 

Kthimi i azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet europerëndimore nëpërmjet aeroportit të Ohrit është bërë për të evituar skenat e padëshiruara që ndodhën në aeroportin e Shkupit, nga prania e gazetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›