Klitschko nokauton Chambersin

Wladimir Klitschko ka mbrojtur titujt e tij të kampionit në kategorinë e rëndë në versionet WBO dhe IBF duke nokautuar sfiduesin Eddie Chambers në Dusseldorf, Gjermani. Kishin mbetur vetëm edhe pesë sekonda në raundin e 12, kur ukrainasi rrëzoi në dysheme amerikanin me një goditje me të majtën. Kjo është fitorja e 48 me nokaut për 33-vjeçarin në 57 përballje.
Ai dominoi meçin para se ta nokautojë kundërshtarin, i cili kishte taktikë defansive. “Nuk mendoj se më lëndoi asnjëherë. Ndjej sikur përmirësohem gjatë gjithë kohës. Ka edhe shumë prej aty ku erdhi kjo”, tha Klitschko pas meçit. Sfiduesi amerikan i njohur si ‘Eddie i shpejtë’ kishte humbur vetëm një herë në 36 përballjet e kaluara, por ishte i parrezikshëm kundër Klitschkos, 13 centimetra më të gjatë.
Pas raundit të parë ku Chambers 27 vjeç u mundua ta sulmojë Klitschkon, kampioni u përgjigj në të dytin, por nuk arriti të përfundojë punën herët në meçin e tij të parë pas 10 muajve. Si zakonisht, ai e përdori armën e tij kryesore – goditjen me të majtën.
Chambers langoi një goditje të mirë në raundin e pestë, por kjo nuk kishte ndikim te kampioni, i cili u mundua ta kufizojë dëmin, në kundërshtim nga këndi i tij që kërkonte sulm. Në fund të raundit të nëntë erdhi deri te një ndërprerje për shkak se Chambers u desh ta ndërrojë dorëzën e tij të djathtë, por Klitschko duket se përfitoi nga pushimi.
Ai e sulmoi Chambersin në raundin e fundit dhe shërbeu goditjen vendimtare, pas së cilës gjyqtari nuk numëroi fare. “Kur arrija të mbrohesha nga e majta e tij, nuk isha në gjendje të bëj kombinime. Ai punoi shumë mirë”, tha Chambers në konferencë për shtyp pas meçit duke bartur syze të zeza. Klitschko përmirësoi rekordin e tij në 53-5, ndërsa Chambers pësoi humbjen e dytë nga 37 përballje.