E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të sigurt Peja e Bashkimi

Peja dhe Bashkimi janë treguar të sigurt, në xhiron e parafundit të kampionatit të rregullt të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dielën, pejanët ishin më të mirë sesa Kolegji EuroSporti, kurse prizrenasit të shtunën mbrëma e dërrmuan Kosovën e Vushtrrisë, të cilën e mposhtën me mbi 60 pikë avantazh.

Bambi nuk hasi në ndonjë problem përballë Dritës së dorëzuar, kurse Sigal Prishtina të shtunën e fitoi bindshëm derbin e xhiros 27 ndaj Trepçës.

TechnoMarket Superliga – xhiroja e 27

Rezultatet
Trepça – S. Prishtina 67:82
Bashkimi – Kosova 109:47
Drita – Bambi 73:95
Peja – K. EuroSport 99:66

Tabela
1. S. Prishtina 26 50
2. Trepça 27 48
3. Bashkimi 27 47
4. Peja 27 41
5. Kosova 27 37
6. Bambi 26 35
7. K. EuroSporti 27 33
8. Drita 27 29

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›