Rikthehen Krasniqi e Shatri ?

Zyrtarët e Sigal Prishtinës dhe basketbollistët e saj të dielën vonë në mbrëmje e kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët në lokalet e klubit në kryeqytet, pas situatës së krijuar në klub, përkatësisht pas dorëheqjes së kryetrajnerit Arben Krasniqi dhe ndihmësit të tij, Fikret Shatri.
Pas kësaj mbledhjeje, askush nga klubi bardh e kaltër nuk ka pranuar të japë informacione, përkundër përpjekjeve të Gazetës Express. Mirëpo, Express ka mësuar se në këtë mbledhje kanë dalë shenja pozitive, me të cilat nënkuptohet se situata e fundit jo e mirë në klubin kampion po shkon drejt normalizimit.
Express ka mësuar po ashtu se gjasat janë shumë të mëdha që Arben Krasniqi dhe Fikret Shatri t’i kthehen punës në skuadrën bardh e kaltër që nga dita e hënë.
Ndërkohë, drejtori i Sigal Prishtinës, Ismet Karaxha ka thënë se të hënën prej orës 12:00, në zyrat e klubit do të mbahet një konferencë për media, në të cilën pritet të shpalosen të gjitha të rejat në Sigal Prishtinë.
Situata në klubin prishtinas është përkeqësuar nga mbrëmja e së enjtes, kur trajneri Arben Krasniqi dhe ndihmësi i tij Fikret Shatri, kanë dhënë dorëheqje, pasi drejtuesit e klubit kishin hequr dorë nga tri përforcimet e paralajmëruara me basketbollistë të huaj për garat e play-off-it, të cilët lojtarë veç ishin të regjistruar më parë në Federatën e Basketbollit të Kosovës.