Provokojnë serbët e veriut

Në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës persona ende të panjohur për policinë e Kosovës, kanë hedhur ngjyrë në përmendoren e dëshmorit Avni Haradinaj.
Rasti në policinë e Kosovës është regjistruar si tentim apo dëmtim i përmendores.
“Sot në mëngjes është raportuar për dëmtimin e përmendores së Avni Haradinaj, mbi përmendore është hedhur ngjyrë. Ky akt konsiderohet të ketë ndodhur mbrëmë gjatë orëve të vona”, ka thënë Hoti për Indeksonline.
Një akt i tillë për banorët e kësaj pjese konsiderohet si provokim nga ana e serbëve në shënimin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/