E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady GaGa shkakton kaos në Brit Awards

Lady GaGa ka bërë që çmimet britanike “Brit Awards” të shndërrohen në kaos – pasi që ajo ka thënë se “është shumë e traumatizuar” pas vdekjes së shokut të saj dhe dizajnerit të saj personal, Alexander McQueen me të cilin edhe do të përformonte.

Këngëtarja e hitit “The Poker Face” papritur ka thënë se planet për paraqitjen e saj janë prishur në minutën e fundit sepse ajo ndjen se nuk mund të përshtatet me shoun pasi që ndihet shumë e mërzitur për momentin.

Burime pranë GaGa-s kanë thënë se ajo dëshiron që të paraqitet në skenë e vetme, e veshur me tesha të zeza dhe mund të këndoj versionin akustik të këngës “Telephone”, këngë kjo e njohur nga albumi “Dance In The Dark”.

“Koreografia e GaGa-s ishte punuar vite më parë”, ka thënë një burim për tabloidin anglez “The Sun”.

“E tërë shfaqja ishte e gatshme. Por, kur ajo është kthyer në provën finale të hënën, ka lajmëruar se është shumë e mërzitur për vdekjen e Alexander McQueen dhe s’mund ta bëjë këtë paraqitje. Ajo ka thënë se gjithçka do të ndryshoj. Ajo dëshiron të vesh tesha të zeza dhe të këndoj muzikë të zisë duke bërë homazh për dizajnerin”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›