Klodi: Më habiti forca dhe zotësia e nënës sime
Banorët kanë shijuar rrezet e diellit e madje disa prej tyre kanë tentuar edhe të futen në pishinë me gjithë ujin e ftohtë. Ata kanë diskutuar për një sërë çështjesh që i prekin nga afër. Banorët kanë biseduar edhe në lidhje me afrimin mes grupeve që janë formuar brenda shtëpisë së “Big Brother”-it. Një pjesë e tyre janë kundër afrimit, duke nxjerrë si justifikim faktin se e kanë të pamundur tani që kanë folur kundër njëri-tjetrit.
Djemtë kërkojnë të ndryshojnëJetmiri dhe Edi nisin të bisedojnë për thashethemet dhe fjalët e thëna që u zbuluan gjatë spektaklit. Të dy sqarohen për shprehjet e njëri-tjetrit, ku Miri i thotë Edit se ai nuk duhet të mërzitet nga këto gjëra, pasi ata janë në një ‘show’ televiziv dhe duhet të bëjnë spektakël, pikërisht thashethemet janë një pjesë e spektaklit. Edi i thotë se ai u mërzit vetëm prej faktit që fjalët vinin pikërisht nga goja e Jetmirit. Jetmiri i thotë se ai do t’i çojë vazhdimisht sinjale të tilla Eduardit, pasi ka qëndruar shumë i heshtur, duke lënë të kuptohet se fjalët e tij ishin thënë pikërisht për të nxitur një reagim nga Edi. Pasi sqarojnë secili këtë pjesë, të dy bien dakord që kjo është një lojë dhe ata duhet ta shohin në kontekstin e lojës pa i marrë gjërat shumë personale. Në oborr dalin edhe Valoni me Erionin, të cilët përfshihen në bisedë. Jetmiri flet edhe për reagimin e Klodit, i cili u keqkuptua nga fjalët e Jetmirit, që tha se Klodi nuk po tregonte vlerat e tij, por Klodi e mori si një paragjykim ndaj homoseksualitetit të tij. Jetmiri thotë se ka dy javë që nuk po e sheh Klodin aktiv. “Unë nuk e kuptoj se çfarë ka Klodi me mua, unë i them gjëra të tjera ai i merr tjetër për tjetër”, thotë Jetmiri. U thotë djemve që të gjithë duhet të ndryshojnë sjellje, sepse mesazhi që dha Arbana gjatë spektaklit ishte i qartë. Ajo u tha banorëve që të qeshnin më shumë se sa kanë bërë deri tani, ku kanë dominuar më tepër zënkat dhe thashethemet. Ata ndajnë mendimin se duhet të ndryshojnë sjellje.
Tentativë për bashkimin e grupeveTeksa Edi flet për Klodin, Domin, Seldin dhe Oltën, brenda në sallon hyjnë edhe banorë të tjerë, Valoni, Ada dhe Kika. Eduardi u thotë banorëve se ata po rrinë të ndarë dhe nuk po luajnë për të dhënë spektakël. Edi thotë që ata duhet të ulen dhe të diskutojnë për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre. Seldi e kundërshton, duke i thënë se ai nuk mund të rrijë me të gjithë, sepse nuk është i detyruar ta bëjë këtë. “Unë nuk mund të rri me dikë që ///nuk dua se nuk më pëlqen që të rri kot pas të tjerëve kur mund të rri vetëm me ata që më pëlqen”. Edi këmbëngul se ata duhet të bisedojnë bashkë për të dhënë më shumë për publikun dhe të mos vazhdojnë me lojën në grupe, por Seldi i përkrahur tashmë nga Olta, Domenika dhe Ada, e kundërshton akoma dhe më me forcë. Në diskutim merr pjesë edhe Valoni, i cili i thotë Seldit se ai duhet ta bëjë këtë edhe sikur të mos i pëlqejë banorët e tjerë, vetëm për hir të faktit se ata ndajnë të njëjtën shtëpi bashkë. Kështu, mes banorëve lind një debat për bashkëjetesën dhe mënyrën e gabuar të të vepruarit të tyre. Në diskutim nuk marrin pjesë Erioni me Jetmirin, të cilët qëndrojnë në kuzhinë dhe komentojnë debatin. Jetmiri thotë se Seldit i falen mendime të tilla, pasi është i vogël në moshë. Në sallon debati merr më tepër zjarr. Kika u kërkon banorëve që të qetësojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre, por vazhdon të kundërshtohet nga banorët e grupit tjetër. Olta i thotë se nuk mund të arrihet kjo gjë, pasi kanë ndodhur disa gjëra që nuk mund të shmangen. Kika thotë se ekzistojnë shumë mënyra për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre, jo vetëm të mundohen që t’i përgjigjen ofendimit me ofendim, zënkë me zënkë etj.
Thashetheme pas debatitSeldi, Domenika, Olta dhe Ada dalin jashtë të bisedojnë për debatin që ndodhi brenda. Ata thonë se edhe pas bisedës dhe debatit nuk arritën të kuptonin qëndrimin e Edit dhe nuk u bindën nëse Eduardi i ka tradhtuar apo jo. Më pas ata diskutojnë për debatin ku flasin për reagimin e Kikës dhe Valonit. Teksa u sqaron vajzave fjalët dhe qëndrimin e tij gjatë debatit, Seldi nis të bëjë thashetheme për Jetmirin. Ai tregon edhe një rast tjetër kur kishte pasur një përplasje me Jetmirin. Seldi thotë se ai nuk mban dot mëri, por nuk mund t’i harrojë shprehjet e Mirit. Për Jetmirin bëjnë thashetheme edhe Olta me Domenikën. Pas kësaj ata futen brenda dhe jashtë thashethemet tashmë vazhdojnë ndërmjet Jetmirit, Erionit dhe Kikës. Ata diskutojnë për debatin dhe Kika i thotë Jetmirit se edhe pas përpjekjes së tyre mes dy grupeve ekzistojnë barriera. Ai e këshillon Jetmirin të mundohet që t’i thyejë këto barriera dhe jo të krijojë akoma edhe më shumë debate. Të gjithë janë të mendimit se mes tyre nuk është gjetur ende gjuha e duhur e komunikimit. Jetmiri thotë që ata të organizojnë diçka tjetër për t’u bashkuar në ditët në vazhdim. Të gjithë thonë se e rëndësishme është që të komunikojnë sa më shumë mes njëri-tjetrit.
Jeta pas “Big Brother”Banorët, të ndarë në disa grupe, diskutojnë për tema të përgjithshme. Ata flasin për jetën që i pret jashtë dhe për mundësitë e shumta që mund t’u ofrohen. Ata bisedojnë për pushimet e verës dhe jetën që do të rifillojnë menjëherë pas përfundimit të kësaj eksperience, ku secili prej tyre tregon se çfarë i pret jashtë. Ada shprehet se mund ta ketë pak të vështirë të rifillojnë aty ku e kanë lënë, ndërsa Seldi tregon se pas përfundimit me sukses të shkollës, do të donte që të specializohej jashtë Shqipërisë. Të dy të rinjtë diskutojnë për vështirësitë, ku përveç shkollës duhet që edhe të punosh. Seldi shprehet se nëse do t’i duhet ta bëjë këtë gjë, detyrimisht që do ta bëjë dhe shton se përveç nënës, për të nuk ka kush të kujdeset tjetër, ndaj duhet ta marrë vetë nën kontroll jetë e vet. Ada thotë se asaj i duhet të kujdeset për veten dhe për dy prindërit e saj. Në bisedë përfshihen edhe të tjerët dhe duke i dhënë tjetër drejtim asaj, ata flasin për shoqërinë që do ruajnë me njëri-tjetrin dhe takimet që do të kenë kur të dalin, në Shqipëri apo në Itali. Valoni me Hakiun diskutojnë gjithashtu për studimet që Valoni dëshiron të ndjekë, për aktrim. Hakiu i tregon mënyrën se si ndodh përzgjedhja gjatë konkurrimit, duke u nisur nga eksperienca e vet. Valoni tregon se i pëlqen më shumë të angazhohet me kinematografinë sesa teatrin dhe se i pëlqen të shohë e studiojë filmat me metrazh të shkurtër.
Seldi: E kam kuptuar lojën e MiritSeldi dhe Hakiu diskutojnë për lojën e Jetmirit. Seldi shprehet se ashtu sikurse Hakiu e ka kuptuar dhe për arsyet e veta e ka toleruar lojën e tij, po ashtu ka bërë edhe ai me Mirin. Hakiu thotë se nuk mund ta linte raportin me Mirin deri te momenti kur u konfliktuan disa javë më parë, por Seldi ia kthen se çdo person ka mënyrën e vet të sjelljes ndaj të tjerëve dhe prandaj ai ka vendosur që të mos shoqërohet më me Mirin. Hakiu vazhdon me idenë e tij se për hir të bashkëjetesës, komunikimit apo humanizmit, dikush duhet të tolerojë e të gjendet një rrugë e mesme në këto raporte. Ai tregon se te Miri ka parë edhe një anë tjetër, një njeri që kur ulet e bashkëbisedon me të, është krejtësisht i kundërt me atë personin që debaton e konfliktohet me të tjerët, gjë që Hakiu dëshiron ta njohë tek ai. Sipas Seldit, ai mund t’i ketë vërtet këto, por loja që bën Miri për t’i shpëtuar nominimit, nuk i ecën me të, sepse ai nuk mund të përshtatet me të. Hakiu e këshillon që ai të mos vendosë këto barriera, por Seldi shprehet se përpjekjet nuk duhet t’i bëjë vetëm ai, madje shton se me Mirin nuk dëshiron të ketë më raporte pikërisht pas kërcënimit që ai i bëri, sepse mënyra se si ai ia tha, atë e vrau shumë.
Biseda dhe lojëra pranë pishinësBanorët kanë shijuar rrezet e diellit në ambientin e jashtëm të shtëpisë. Ndërsa më guximtarët provojnë të lahen në ujin e ftohtë të pishinës. Argëtimit të tyre, përveç shakave dhe batutave, u shtohet edhe muzika e vendosur nga “Vëllai i Madh”. Përveç kërcimit banorët luajnë duke u munduar që të hedhin njëri-tjetrin në ujin e ftohtë të pishinës, si dhe shkëmbejnë biseda të shkurtra ndërmjet tyre. Klodi u kërkon banorëve që të lëvizin, sepse po rrinë shumë të heshtur. Të njëjtën gjë thotë edhe Jetmiri, por ai i drejtohet Bertinës në veçanti. Ai i thotë të lëvizë se është në nominim këtë javë, por Bertina ia kthen se ajo nuk ka çfarë të bëjë në këto momente, duke e mbyllur këtë bisedë. Erioni, pasi ka parë Mirin disi të mërzitur e pyet për mungesën e Rezartës. Jetmiri thotë se i mungon shumë dhe se e ka marrë malli për të. “Mos më pyet se krevati mban ende aromën e saj”, thotë Jetmiri dhe më pas ata bisedojnë për mundësinë e organizimit të pushimeve, ku të marrin pjesë të gjithë banorët e BB3.
Bisedë për nënën e KloditGjatë qëndrimit jashtë nën rrezet e diellit, banorët bisedojnë për gjëra të ndryshme, për filmat, kinemanë, fëmijërinë, BB etj. Një ndër bisedat e tyre më interesante zhvillohet edhe për nënën e Klodianit. Hakiu është ai që hap bisedën për të duke e përgëzuar për daljen e saj gjatë spektaklit të së shtunës. Ai thotë se vetëm një grua e zonja dhe e fortë arrin ta bëjë atë që bëri ajo, të përkrahë fëmijën e vet publikisht për një çështje kaq delikate dhe të papranuar nga ana e shoqërisë shqiptare, siç është homoseksualiteti. Mendimin e tij e mbështesin edhe banorë të tjerë, Domenika dhe Valoni, i cili e quan “burrneshë”. Ata flasin edhe për ngjashmëritë fizike të Klodit me nënën e tij. Klodi u thotë banorëve se edhe ai vetë çuditet me forcën dhe zotësinë e nënës së tij. Nëna e tij ka vuajtur shumë në jetë dhe gjithmonë i ka kaluar vetëm të gjitha vështirësitë, duke përfshirë edhe rritjen e 5 fëmijëve. “Nuk arrin ta besosh po të tregosh se sa shumë ka vuajtur ajo”, thotë Klodi. Më pas ai e mbyll bisedën dhe u kërkon banorëve që të futen brenda për të ngrënë drekë, por ata kundërshtojnë. Pas kësaj Klodi u kërkon që të luajnë dhe fillon të improvizojë një koreografi të krijuar nga ai vetë.
#