E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja greke, studentët e UB në protestë

Në një vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO, studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës
kanë dënuar edhe një herë përmes një manifestimi paqësor para ambasadës greke skandalin e ushtarakëve grekë si një ushtri që nuk është e denjë të përfaqësojë Europën dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut. Drejtuesit e Protestës studentore Entel Agolli, Bledar Shiro dhe Donald Dikollari e kanë vlerësuar aktin e ushtarakëve grekë si kanibalizëm.

Thirrjet e grupimit rinor vijuan përgjatë 1 ore me këngë atdhetare e kombëtare që prej himnit të flamurit e deri tek ato për bashkim me Kosovën dhe çamërinë nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e forcave të policisë së shtetit.
Simbolika e flamurit shqiptar ishte e pranishme në mbarë studentët të veshur kuq e zi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›