U-21 humbet 3-0 me Apoloninë
Kombëtarja U-21 humbi 3-0 ndeshjen miqësore me Apoloninë e Fierit, ekipin e porsangjitur në Superligë, të zhviluar më 10 gusht 2006.
Tekniku i Shpresave, Bushati përdori këtë formacion : në portë Koliqi, në mbrojtje Lila, Mile, Mema, Agolli, Arapi; më mesfushë Veliaj, Bakaj, Lika, Mema dhe në sulm Abazaj dhe Pema.
Ndeshja e ardhshme për U-21 është ajo kundër Vllaznisë, që do të zhvillohet ditën e shtunë më datë 12 gusht 2006.
Pas ndeshjes më skuadrën shkodrane ekipi do të niset për në Sllovaki, ku kuqezinjtë do të përballen me testin e parë zyrtar në elimintaroret e Kampionatit Europian.