Pandong Roxher: Nuk luaj me per Skenderbeun
Me Skenderbeun nuk luaj me nese kryesia e klubit korcar s'me paguan ne kohe detyrimet financiare". Keshtu ka deklaruar nga Vlora, ku stervitet me Flamurtarin, kamerunasi Pandong Roxher. Sipas futbollistit, qe luajti sezonin e kaluar me Skenderbeun, korcaret i detyrohen tri rrogat e fundit, dy prej te cilave, pas perfundimit te kampionatit. Madje, Roxheri ka shkuar me tej, kur tha se "per kete problem do te kerkoje ndihme jo vetem nga FSHF ja, por edhe nga ambasada franceze", me te cilen keto dite kamerunasi me pasaporte franceze, ka patur kontakte telefonike. "Nga Skenderbeu jam larguar", ka bere te ditur nga Vlora, Roxheri, "sepse mbeta pa kushte akomodimi, pasi pronari i shtepise ne Korce, nuk me lejonte me te banoja aty, se bashku me vajzen time, ne kushte kur gruaja ka vajtur ne France". Krejt ndryshe nga kamerunasi Roxher, mendon drejtori ekzekutiv i klubit korcar, Petrika Konomi, kur thote se me teper se Roxheri, ata qe duhet te ankohen duhet te jene korcaret. "Se pariAugust 11, 2006_hote Konomi, "ne kontraten qe futbollisti ka me klubin Skenderbeu, shkruhet se perfiton nga ky klub 10 rroga gjate kampionatit, nderkohe qe dy te tjera per te jane te diskutueshme, krejt ndryshe nga futbollistet e tjere, qe e mbyllen kampionatin me Sken derbeun me 10 rroga te paguara nga zyrat e klubit korcar. Me futbollistin, klubi, ka qene krejt korrekt", thote me pas Konomi, "pasi jo vetem i ka terhequr te gjitha rrogat e planifikuara ne kontrate, por ne fundin e muajit maj, se bashku me te tjere futbolliste te huaj, ka marre dhe paradhenie ne arken e klubit Skenderbeu. Persa i perket dy rrogave te diskutueshme", shton ekze kutivi i klubit, "rroga keto, qe nuk jane te perfshira ne kontrate, Roxheri e ka patur te pamundur t'i terheqe edhe ne kushte kur kryesia e ka patur dasha miresine per t'ia dhene keto, sepse edhe kur eshte pare ne Korce per pak dite, me teper se te jete interesuar per keto rroga, ka qene i interesuar per punet e tij vetjake". Sipas te parit te klubit korcar, futbollisti, gjate kampionatit, eshte gjobitur tri here: heren e pare per vonese te perseritur, gjate grumbullimit me ekipin ne kohen e duhur, ne tetor te vitit te kaluar si dhe dy here te tjera per humbjet me Shkumbinin dhe Besen. (jane gjobitur dhe i kane paguar gjobat te gjithe futbollistet). Ne keto rrethana, gjithnje sipas Konomit, nuk kishte arsye te behej perjashtim per Roxherin. "Lidhur me akomodimin e futbollistit", sqaron i Konomi, "eshte momenti per te bere te ditur se edhe ne kushte kur per dy muaj, lojtari nuk ka qene i pranishem ne vilen ku eshte vendosur, qe me ardhjen e tij te Skenderbeu, te gjitha shpe nzimet jane mbuluar nga klubi". Por kjo, edhe sipas Konomit, nuk do te thote se keto shpenzime do t'i paguanim per Roxherin, ne kushte kur ai, ka kohe qe stervitet me Flamurtarin. "Ndaj dhe pronari i viles s'e ka pare te udhes t'i hape deren kamerunasit, sepse klubi i ka bere te ditur se per aq kohe sa futbollisti nuk stervitet me me Skenderbeun, por me nje ekip tjeter, nuk e shikon te arsyeshme te paguaje shpenzimet e ketij akomodimi", ka perfunduar ekzekutivi i korcareve. Gjithsesi, problemi i Roxher, nese per korcaret duket i zgjidhur, per kamerunasin eshte ndryshe, aq me teper kur ka bere te ditur se "pa u paguar s'e kam ndermend te luaje per Skenderbeun". Kjo do te thote se me teper se mes dy paleve, gjerat do zgjidhen gjetiu, megji these korcaret kane deklaruar se me Roxherin, nuk do te ndodhe si me Memellin.
TONIN FRROKU