Lushnja/ Elezi, ai qe kthehet ne “shtepi”
Qe nga koha e Lushnjes se 96 tes, kur ka veshur fanelen verdhejeshile, Bardhyl Elezi eshte shnderruar ne nje nga ata futbolliste qe quhen popullore ne qytetin e tyre; madje nga me te shumepelqyerit ne periudhen e Lushnjes se viteve te fundit. E megjithate pas nje largimi nga skuadra "meme" arrin dhe koha qe shtegtimi perfundon dhe vjen rikthimi ne skuader. "Karriera ime si futbollist do te perfundoje ketu ne Lushnje", eshte shprehur goleadori i njohur. "Si futbollist profesionist me eshte dashur te luaj ne disa skuadra, por rikthimi ne Lushnje ka qene nje emocion i madh. Ambienti, tifozeria dhe roli i skuadres eshte ndoshta me i vecanti qe kam pare ndonjehere. Jam me shpresen se do te kemi nje normalitet financiar dhe zemra ime eshte ketu ne Lushnje", tha Bardhyl Elezi. Qe nga fillimi i korrikut kur u kthye ne stadiumin "Roza Haxhiu", sulmuesi veteran nuk eshte ndare per asnje cast nga terreni stervitor, duke u pergatitur cdo dite me grupin e futbollisteve. "U be me shume se nje muaj qe stervitem ketu ne Lushnje dhe e ndiej veten te gatshem per t'i sherbyer skuadres. Jam stervitur me perkushtimin e duhur dhe gjithnje kam patur parasysh te arrij ne parametrat e kerkuar", u shpreh Elezi. Goleadori i njohur ka shtuar se nuk e ka humbur nuhatjen e golit dhe do te kerkoje nje sezon me sa me shume rrjeta ne favor te verdhejeshileve. "Ne kategorine e pare me Egnatian ku kam luajtur sezonin e kaluar, kam shenuar 11 gola, te cilet paten nje vlere te konsiderueshme pikesh. Jam munduar qe te bej me te miren dhe per kete do te perpiqem dhe kete sezon. E rendesishme eshte te plotesoj nevojat qe ka skuadra dhe ne sherbimin e perbashket te veme te gjithe nga nje gur, per ta rikthyer Lushnjen ne superiore, aty ku e ka vendin futbolli verdhjeshil". Veterani ka mbyllur, duke thene se i vlereson pergatitjet e skuadres. Ai gjithashtu ka nenvizuar se cdo futbollisti, i ka hije qe ta mbylle karrieren ne shtepine e tij. "Ne mbyllemnje tjeter jave pergatitjesh, sepse ne kushtet e munguara financiare, po stervitemi ne terrenet sportive prane stadiumit tone. Puna ka ecur normalisht dhe te gjithe duhet te jemi te kenaqur per kete qe eshte bere ne kete situate pa finance. Personalisht kam vendosur qe te luaj me Lushnjen. Kam energji per t'i dhene edhe me futbollit te qytetit tone. Mendoj se cdo futbollisti i ka hije, qe karrieren e tij ta mbylle ne shtepi" ka perfunduar golashenuesi i njohur Bardhyl Elezi.
ALBAN ALUSHI