E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet numri i viktimave të kolerës në Haiti

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 19:20

Në Haiti rritet edhe më tej numri i viktimave nga sëmundja e kolerës.

Qysh prej shpërthimit në tetor tashmë kanë vdekur më shumë se 2700 njerëz, rreth 130.000 janë të infektuar, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Haitit.

Por ekspertët e shëndetësisë shkojnë më tej, që numri faktik i të vdekurve të njerëzve të sëmurë nga kolera është shumë më i madh.

Ata llogarisin që në 12 muajt e ardhshëm në jugperëndim të Haitit numri i të infektuarve të rinj do të jetë deri në 400 mijë.

Sipas medieve lokale, në jugperëndim të Haitit ditëve të fundit janë vrarë më shumë se 40 priftërinj të fesë Voodoo.

Këta janë akuzuar nga një masë njerëzish të rebeluar si përgjegjës për epideminë e kolerës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›