E Diel, 1 Nëntor 2026

Vera, shtohen rastet me infeksione në lëkurë

Uji i pishinave dhe uji i ndotur i plazheve janë shkaku i infeksioneve të ndryshme, të cilat me përpirjen e ujit dhe kontakti i lëkurës mund të sjellin infeksione të rrezikshme.

Mjekët dermatolog shpjegojnë se ka shtime të rasteve të qytetarëve që u janë drejtuar mjekëve për shkak të irritimeve të lëkurës, madje infeksioneve në të. Bujar Përnaska, dr i shkencave mjekësore tregon se mos kujdesja ndaj lëkurës dhe syve në stinën e verës mund të sjell sëmundje infektive.
 

Mjekët dematolog rekomandojnë shmangen e orëve të pikut dhe mos ekspozimi në diell i fëmijëve, i të moshuarve dhe i grave shtatëzëna.

Dermatologët thonë se rastet si djegiet nga dielli, apo infektime të insekteve duhet të trajtohen menjëherë nga mjeku për të shmangur çdo burim sëmundjeje infektive e dëmshme për shëndetin.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›