E Enjte, 5 Nëntor 2026

Klopp: Salah është i lumtur këtu te Liverpool

“Salah i pakënaqur? Jo, ai është në humor të mirë. Ju duhet ta kishit parë atë sot në stërvitje, nuk ka fotografi, por ai po argëtohej shumë”. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp minimizoi spekullimet se sulmuesi egjiptian është i pakënaqur me Reds: në veçanti Salah në një intervistë për një gazetë spanjolle tha se ishte i zhgënjyer që nuk ishte kapiten, megjithatë përjashtoi çdo projekt transferimi në La Liga, Real Madrid ose Barcelona. “Mo po jeton një periudhë të mirë dhe forma është e shkëlqyer, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua – tha Klopp, që vjen nga fitorja e Liverpool 7-0 në fushën Crystal Palace dhe bëhet gati për sfidën e të dielës me ËBA. Kuqezinjtë, në krye të renditjes, synojnë ta mbyllin vitin udhëheqës: “Nëse jeni i pari në Krishtlindje, padyshim që nuk do të thotë se jeni kampion në maj. Ne nuk jemi as në gjysmë të sezonit, por edhe kështu është mirë”,  shtoi Klopp.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›