United, Solskjaer: Kur mbrohemi mirë, e dimë se mund të fitojmë

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, komentoi për mikrofonët e Sky Sports fitoren 2-0 në fushën e Everton, që i dha një bilet për në gjysmëfinalet e Kupës Carabao: “Ne patëm një fillim të mirë në 20-25 minutat e para, ishim të shkëlqyer dhe duhej të kishim shënuar dy ose tre gola. Pastaj Everton pati një moment të mirë pak para pjesës së parë, ndërsa në 20 minutat e fundit luajtëm mirë, duke gjetur goli i epërsisë me Cavani, i cili tashmë mund të kishte shënuar tre gola në pjesën e parë. Sidoqoftë, Edinson është një sulmues i shkëlqyer dhe shënoi një gol fantastik”.
Sa shanse ka Manchester United për të fituar kupën? “Ne e dimë që kur mbrohemi mirë, atëherë kemi lojtarët që zotërojnë lojërat. Fryma në fushë është e mirë dhe suksesi jep energji, kështu që ne po shkojmë drejt Boxing Day me pozitivitet”.