E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klopp lojtarëve: Kujdes nga aktrimet e Realit

Jurgen Klopp i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të kenë kujdes nga aktrimet që mund të bëjnë në fushë lojtarët e Real Madridit.

Trajneri i Borusia Dortmundit i'a ka thënë lojtarëve në stërvitje se Reali mund të hyjë në fushë për të provokuar sepse Mourinho është i njohur për këto. Një gazetar gjerman ka treguar porosinë e Klopp të dhënë për lojtarët e tij.

"Nuk duhet të bini në provokimet e Realit. Mourinho do të tentoj të na tensionoj ne duke sjellur lojtarë aktorë në fushë. Nuk bën që të jeni pre e provokimeve sepse ata mendojnë se do të jemi shpejtë në fushë me 10 lojtarë" i'a ka thënë Klopp lojtarëve në stërvitje./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›