Klopp refuzon të festojë

Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, ka refuzuar të deklarojë të përfunduar garën për titull në Bundesligë.
Dortmund mposhti Bayernin 1-0 të mërkurën dhe shtoi epërsinë në gjashtë pikë ndaj bavarezëve, katër ndeshje para përfundimit të sezonit. Por, Klopp thekson se skuadra e tij nuk duhet të festojë ende.
“Fatkeqësisht mund të ndodhë edhe shumëçka. Vetëm pas përcaktimit përfundimtar, atëherë mund të festojnë. Por, deri atëherë duhet të vazhdojmë të punojmë shumë”, deklaroi ai për Bild.