E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carlosit i pëlqen sjellja e Pepes

Veprimet e ashpra të mbrojtësit të Real Madridit, Pepe shpeshherë janë cak i kritikave dhe janë vështirë të kuptueshme për shumicën e atyre të përfshirë në sport, por ish futbollisti i gjigantit madrilen, Roberto Carlos pajtohet plotësisht me to.

“Janë disa pozita në fushë që duhet të jenë më ndryshe. Portieri, një qendërmbrojtës dhe një sulmues. Iker është i qetë, por ka një shkallë të çmendurisë. Pepe ka karakter dhe çmenduri. Benzema flet pak, por kur flet tregon karakter. Pepe është i qetë jashtë fushës, por në të ai ndryshon dhe dëshiron të bëhet referencë. Më pëlqen kjo. Duhet të keni një futbollist të tillë”, deklaroi Carlos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›