Klosi: Rritëm anëtarësimet, rekord mbledhja e kuotave
TIRANË- Detyra të përmbushura me shumë sukses të lëna nga Kongresi i ka quajtur sekretari organizativ i PS-së Blendi Klosi. Gjatë fjalës së tij në Asamble, duke folur për riformatimin e PS Klosi ka deklaruar se PS është dëshmuar një forcë e gatshme për të ndërtuar Shqipërinë e për të marrë në duar fatin e saj.
Ne kemi regjistruar për të marrë pjesë në strukturat tona elektorale mbi 63% e efektivit të partisë, shifër rekord ku kemi gjetur gatishmërinë e shumë anëtarëve të jenë pjesë e strukturave. Do evidentojmë problematikën e madhe demografike, listat e zgjedhësve, lëvizjes emigrantëve dhe migratorëve, masive që ka ndodhur në vend. Sot shteti është i paaftë të na tregojë se ku jetojnë e votojnë shqiptarët, ndaj strukturat tona do e realizojnë këtë- tha ai.
Si sukses të dytë Klosi numëroi mbledhjen e kuatacionit nga anëtarët e partisë. Sipas tij, në vetëm një muaj u arrit shifër rekord, me mbledhjen e mbi 100 milionë lekë që vazhdon të rritet.
Klosi vlerësoi si arritje të madhe anëtarësimet e reja. Sot nga detyra e vënë për gjatë 2012 realizuam mbi 50% shifrën e kërkuar, në vetëm një muaj ne kemi regjistruar 12500 anëtarë të rinj- tha ai, duke numëruar edhe rrethet më të suksesshme.