E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Transparencë të zgjedhjeve me ose pa Berishën

Partia Socialiste e Shqipërisë, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e saj në mbështetje të dialogut në tryezën e Presidentit për t'i dhënë një zgjidhje krizës së politike. Deputeti i PS-sw, Blendi Klosi tha se zgjidhja e krizës mund të arrihet vetëm përmes transparencës së plotë të zgjedhjeve çka thuhet shprehimisht edhe në rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
"Hapja e kutive të votimit është një element i domosdoshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën e këtyre zgjedhjeve dhe si e tillë, ajo përbën një kërkesë të panegociueshme të Partisë Socialiste", u shpreh ai.
Deputeti socialist theksoi se PS është e vendosur që të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve me ose pa Sali Berishën, dhe këtë hetim ai nuk e ndalon dot as me dëshirën e tij e as me forcën e pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›