E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me Haradinajn, gati bashkëpunimi

Tiranë, 4 Shkurt NOA - Kryetari i Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë Sali
Berisha, kanë diskutuar në Tiranë për zhvillimet politike në rajon, dhe
proceset nëpër të cilat po kalojnë dy vendet në rrugën drejt integrimeve
evropiane. 

Haradinaj e ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e Qeverisë së
Shqipërisë,dhe të arriturat e shtetit shqiptar, në rrafshin e brendshëm dhe
ndërkombëtar, citon radio Evropa e Lirë kurse qeveria shqiptare nuk nxori asnjë
deklaratë dhe as konfirmoi këtë takim.

Dy liderët janë shprehur për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe
intensifikimin e marrëdhënieve midis dy subjekteve politike, në pajtim me
memorandumin për bashkëpunim midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe
Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›