E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berishes i mungon vullneti per zgjidhje

Partia Socialiste nuk terhiqet nga qendrimi i saj se zgjidhja e krizes politike mund te arrihet vetem nepermjet transparences se zgjedhjeve.
Duke mbeshtetur dialogun ne tryezen e presidentit, deputeti Blendi Klosi thekoi se hapja e kutive eshte nje element i domosdoshem per te hedhur drite mbi vertetesine e ketyre zgjedhjeve."Berisha, dje na provoi me po te njejten gjuhe te politikes se vjeter se atij i mungon vullneti per zgjidhjen e krizes qe ka mberthyer Shqiperine, e cila po paralizon jeten institucionale, po rrenon ekonomine dhe shtetin e se drejtes", u shpreh Klosi.Sipas tij, transparenca e zgjedhjeve do te behet me ose pa Berishen, ndersa shtoi se kryemnistri nuk mund ta ndaloje dot kete rruge as me forcen e pushtetit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›