Lohan: Vullnet politik se duhet shumicë e cilësuar për vendimet

Tiranë, 5 shkurt, NOA Partitë politike në
Shqipëri duhet të tregojnë vullnet politik për të kaluar problemet aktuale që
paraqet vendi. Ky është apeli i radhës që ambasadori i Komisionit Evropian në
Tiranë, Helmut Lohan, ka hedhur ndaj forcave politike, duke këmbëngulur në zgjidhjen
sa më parë të krizës aktuale në vend. Duke folur në ceremoninë e përurimit të Gjykatës
së Krimeve të Rënda, Lohan tha se është fakt shumë prej ligjeve kërkojnë shumicë
të cilësuar në parlament, prandaj ky i fundit paraqet nevojën e zhbllokimit të
tij, duke nënkuptuar me këtë futjen sa më parë të opozitës brenda tij.
Edhe tejkalimi i problemeve të gjyqësorit
paraqet shumë rëndësi, tha ai, duke shtuar me këtë rast se edhe funksionimi i
gjyqësorit paraqet një nga kushtet e rëndësishme të aderimit të Shqipërisë
drejt strukturave të Bashkimit Evropian.
n.e/NOA