Klosi: 4 me 1 nga Burreli në Peshkopi, qarku i Dibrës kantier ndërtimi

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Sekretari i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në takimin elektoral për zgjedhjet e 11 majit me banorët e Dibrës në Peshkopi, tha se “mbledhemi për të dhënë besën për të votuar më 11 maj, Edi Ramën, PS për të votuar numrin 5”.
“Ne japim besën se nuk do ta lëmë më flamurin e PS që të mos valvitet në këto toka. Një legjendë tjetër që na ka sjell këtu, është rruga e Arbrit, një legjendë e premtuar prej 35 vitesh por që sot është realitet falë PS”, u shpreh Klosi.
Ai theksoi se, “ne kandidatët e PS premtojmë se do të bëjmë çdo gjë për të pasur mundësinë që në këto zgjedhje, të krijojmë një legjendë të re në politikën shqiptare”.
“4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi, kjo është legjenda e re”, tha Klosi.
Klosi tha se, “ky qark është kthyer në një kantier ndërtimi ku investohet në çdo drejtim dhe të gjitha këto do të bëhen realitet duke u bashkuar me fitoren e PS-së duke i dhënë një leksion politikës se aty ku i shërbehet qytetarëve, fitohet ndaj dhe kjo duhet të jetë votë për PS”. /j.p/