Klosi: Berisha nuk ka mbështetje në popull
26/04/2010 PS paralajmëron protesta deri në largimin e Qeverisë
“Të protestojmë kundër sundimit të një kaste pushtetarësh”
“Në ditët në vijim, Partia Socialiste dhe shqiptarët anembanë vendit, në çdo qytet e çdo fshat, në çdo shesh e në çdo rrugë, kanë për të ngritur zërin e do të protestojnë deri në largimin e kësaj Qeverie, që, pasi vodhi zgjedhjet e 28 qershorit, po vjedh edhe të ardhmen e mirëqenien e shqiptarëve”. Kjo është thirrja e radhës e ardhur nga kampi rozë, i cili ka nisur prej kohësh numërimin mbrapsht deri në datën 30 prill, kur do të zhvillohet dhe protesta e madhe popullore, siç dhe e kanë emëruar vetë përfaqësuesit e këtij kampi. Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, gjatë një deklarate për shtyp, radhiti dhe një herë tjetër arsyet për të cilat Qeveria “Berisha” duhet të largohet. Madje, pikërisht për këtë arsye kampi i majtë, sipas tij, do të vijojë të protestojë deri në largimin e kësaj Qeverie. “Na ndajnë sot vetëm pesë ditë nga protesta e madhe popullore, ku shqiptarët do t’i tregojnë këtij pushteti që nuk qeveris, por sundon me vendim gjykate, se kupa është mbushur dhe se Sali Berisha e Qeveria e tij nuk e gëzojnë më mbështetjen e popullit. Prandaj më 30 prill do të bashkohemi të gjithë së bashku në bulevardin e Tiranës, në një protestë të pandërprerë deri në largimin e këtij pushteti ilegjitim”, vuri në dukje Klosi lidhur me një çështje të tillë. Sipas tij, Kryeministri Berisha flet për arritje e për rritje ekonomike, por në më pak se një vit rezulton se është rritur vetëm papunësia e varfëria. “Plot 160.000 vende pune premtoi Sali Berisha në fushatë, por në më pak se një vit ai ia doli të nxjerrë në mes të katër rrugëve si të papunë më se 100.000 shqiptarë. Prandaj më 30 prill të protestojmë të gjithë së bashku kundër këtij pushteti që nuk qeveris për shqiptarët, por sundon për një kastë pushtetarësh.
Sali Berisha na flet për rritje rrogash e pensionesh, por gjithë çfarë është rritur në këtë vend është borxhi, çmimet e pamundësia ekonomike”, u shpreh Klosi. Në gjykimin e socialistëve kjo Qeveri nuk punon për shqiptarët, por për pasurimin e një klike pushtetarësh e familjarësh.