E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Berisha te jape sqarime per pasurine e Priftit

Deputeti socialist, Blendi Klosi, kerkoi dje sqarime nga kryeministri Sali Berisha, ne lidhje me pasurimin marramendes te ministrit te kabinetit te tij, Dritan Prifti. “Nese Sali Berisha e ka seriozisht kur thote eshte i perkushtuar ndaj nje lufte me tolerance zero ndaj korrupsionit, ai duhet te na e provoje kete duke i hapur rruge nje hetimi te kesaj afere qe as nuk mund te fshihet e as nuk mund te harrohet”, beri thirrje Klosi. Sipas tij, historia e pasurimit te Dritan Priftit, nuk eshte thjesht nje histori mrekullie ekonomike dhe as nje numer i mirefillte magjie, qe askush nuk mund ta besoje, por eshte nje afere e denje per librin e rekordeve te aferave te larjes se parave dhe shperdorimit te detyres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›