Topalli: Rama i vonuar, PS ka kohe per SHISH, do miratohet
Kryetarja e Kuvendit, i beri dje te ditur kreut socialist, Edi Rama, se projektligji per Sherbimin Informativ Shteteror, do te kaloje. Menjehere pas qendrimit dhe thirrjeve publike te Rames, qe mazhoranca ta terheqe nismen ligjore per SHISH, Topalli tha se hedh poshte me neveri, diversionet e tij. “Si Kryetare e Kuvendit, dua ti them Edi Rames, se eshte shume i vonuar me deklaratat e tij, sepse prej me se nje ore, i kam dhene te gjitha mundesite opozites dhe kohen, per te shqyrtuar dhe per te pare projektligjin mbi SHISH-in. E garantoj zotin Rama se ligji do kalohet”, theksoi Topalli. Nga ana tjeter, ajo akuzoi se diversioni i kreut socialist, i piste, eshte i papranueshem nga Kuvendi. Sipas saj, eshte mazhoranca qe ne saje te reformave, ka bere te mundur qe Shqiperia te jete ne NATO, kur ai protestonte per hyrjen ne NATO. Po keshtu, sipas Topallit, eshte ky parlament qe ne saje te reformave, ka bere te mundur qe vendi te jete afer liberalizimit te vizave dhe eshte Edi Rama qe ne cdo sekonde, cdo dite ne Parlamentin Evropian, ka cuar njerezit e tij per te punuar kunder liberalizimit te vizave. “Eshte Partia Demokratike qe qysh ne vitin 1992 dhe 1993 me partneritetin me NATO-n, Aleancen e Atlantikut, ka bere te mundur qe te fillojne negociatat dhe te hyjne ne rrugen e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Pa dyshim hedh poshte me neveri te gjitha diversionet e tij te pista dhe e garantoj se ligji do te votohet”, theksoi ajo.