E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat, debat per sigurine e te dhenave dhe koston

Rozeta Rapushi
Projekti per pajisjen e shtetasve me pasaporte per jashte shtetit, shkaktoi debate te ashpra ne seancen e djeshme plenare. Deputeti socialist, Ilir Beqja, akuzoi ashper mazhorancen se po derdh fonde te medha per kompanine qe prodhon pasaportat biometrike dhe nga ana tjeter siguria duket se nuk eshte shume e larte, per sa kohe shenjat e gishterinjve kerkohen dy here per nje person, kur ai pajiset me karte identiteti dhe kur pajiset me pasaporte biometrike. “Kur siguria eshte kaq e larte, si ka mundesi qe shenjat e gishterinjve kerkohen dy here. Nuk jane ne nje sistem”, akuzoi Beqja. Nderkohe qe ai reagoi gjithashtu edhe per cmimin e pasaportes, duke e konsideruar te larte per situaten ekonomike ne vend. “Me thoni zoti minister, ne cilin vend te botes, pasaporta kushton aq sa eshte fondi per ndihme ekonomike per nje familje”, tha Beqja. Deklaratat e socialistit, sollen reagimin e menjehershem te dy ministrave te kabinetit qeveritar, Ministrit te Brendshem, Lulezim Basha si dhe Ministrit te Drejtesise, Bujar Nishani. “Kostoja e pasaportes eshte 5000 leke, por plus TVSH-se, ne total eshte 6000 leke per nje person. Dokumenti eshte ne baze te gjitha standardeve”, tha Nishani. Me i ashper ishte reagimi i Ministri i Brendshem, Lulezim Basha. Sipas tij, kjo eshte tentativa e radhes e opozites, per te hedhur balte, mbi nje proces qe po ecen shume mire dhe eshte thelbesor ne procesin e liberalizimit te vizave. “Ku e gjeni kurajen te kundershtoni prodhimin e pasaportave biometrike. Si mund t’i beni keto deklarata makabre per nje proces te vleresuar si me te mirin e mundshem. Kjo eshte tentativa juaj e fundit, per te bllokuar procesin e liberalizimit te vizave, dhe po kerkoni te hidhni balte me cdo kosto. Po ta dini zoterinj, se viza e kuqe do t’ju hiqet ju nga nderkombetaret”, tha Basha, duke siguruar se prodhimi i pasaportave biometrike dhe elementet e tyre te sigurise, jane vleresuar si me te miret. Sipas projektvendimit per “Pajisjen e shtetasve me pasaporte per jashte shtetit”, pasaporta biometrike, e zakonshme, terhiqet prane drejtorive dhe komisariateve te policise. Terheqja e pasaportes biometrike, kryhet nga shtetasi ose i ngarkuari me prokure te posacme, ose nje pjesetar i afert i familjes si bashkeshortja, prindi, femija madhor ose kujdestari ligjor per te miturit dhe per shtetasit pa zotesi per te vepruar. Sipas projektit, pasaportat aktuale te vlefshme, te zakonshme, do te jene ne qarkullim deri ne percaktimin e nje afati perfundimtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›