Arsimi dhe pronat, seance deri ne mesnate
Kuvendi zhvilloi dje nje seance maratone, me diskutime dhe debatet e ashpra per nje sere projektligjesh. Nga ora 10:30 deri ne oret e vona te nates, ligjvenesit debatuan gjate per nje sere pikash ne rendin e ditesh, duke nisur me perplasjet per rendin e dites, projektligjin per Sherbimin Informativ Shteteror si dhe ndryshimet ne ligjin e pronave apo arsimin e larte. Ne diskutimet e gjata, qe nisen me projektligjin per ndryshimet ne “Arsimin e Larte”, deputetet e opozites, deklaruan se jane kunder jo vetem me ndryshimet ne kete ligj, por edhe me pjesen tjeter te listes se gjate prej 20 ceshtjesh ne rendin e dites. Ne emer te grupit, deputetja e PS-se, Valentina Leskaj, tha se PS nuk do te mund te pranoje nje nisme te tille si ajo per ndryshimet ne ligjin e arsimit te larte. E njejta gje edhe per ndryshimet ne ligjin per “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Ndryshime te cilat percaktojne, se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ka te drejten te shqyrtoje dosjet e pronareve, ne rast se keta te fundit, ankohen ne kete agjenci, per vendimet e marra nga komisionet e pronave ne te gjitha qarqet e vendit, te shkrira tashme. Vendim ky, i cili kundershtohet ashper nga opozita, pasi sipas socialisteve, jane gjyqtaret ata te cilet duhet te japin nje vendim per ceshtjet e pronave. Seanca maratone, vijoi gjate me shqyrtimin e projekteve te tjera te percaktuara ne rend dite, ku si rralle here, mazhoranca si per te testuar opoziten, vendosi projekte te cilat kerkonin shumice te cilesuar prej 84 votash. Keshtu ne rendin e dites, ishin diskutime dhe votime per projektligjin “Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative”, “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar”, etj.
Debati ne Kuvend
Ligji