E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, jo sherr me SHBA dhe NATO-n

Diskutimi i ndryshimeve ne ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror ka sjelle dhe reagimin e ashper te Partise Socialiste. Vec deklaratave dhe debateve ne Kuvend ka qene dhe Kryetari i PS, Edi Rama, qe gjate vijimit te seances ka bere nje deklarate kunder ligjit nga selia e PS-se. Ne konferencen per mediat, Rama e ka cilesuar miratimin e ketij ligji si nje cenim te marredhenieve me aleatet tane strategjike, NATO dhe SHBA. Rama e cilesoi deklaraten e tij si nje apel te opozites per te hedhur poshte ligjin dhe per te mos Berisha terhiq ligjin, cenon interesat kombetare. “Ta hedhe ne kosh per te mos e kthyer me per nje here te trete pasi e terhoqi heren e pare nen presionin e partnereve dhe duhet ta terheqe perseri sot ne emer te interesit kombetar, te perkatesise ndaj NATO-s e sigurisht, edhe te partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara te Amerikes”, u shpreh Rama. Kryetari i PS-se ka theksuar se jane ende te paqarta arsyet qe e kane shtyre kreun e mazhorances qe te kerkoje miratimin e nje ligji te tille. “Sali Berisha terhiqe njehere e mire kete molle sherri e fute nga e ke nxjerre, sepse Shqiperia nuk ka sherr per te bere as me NATO-n, as me Shtetet e Bashkuara dhe nese nje here e fute Shqiperine ne qorrsokak duke i hapur lufte Amerikes, kete here nuk do dalesh dot me nga qorrsokaku ku do mbetesh vetem”, apeloi Rama. Por duke bere paralelizem me situaten politike ne vend, Rama ka aluduar se kontrolli i SHISH ka lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit. “Eshte e lehte te kuptosh pse Sali Berisha e deshiron kontrollin e sherbimit sekret kur eshte fjala per cka ka te beje me ne ketu, ne kete vend te marre peng e te zhytur ne krize te gjithanshme, per shkak te marrezise e te babezise se pushtetit te vjedhur te 28 qershorit”, u shpreh Rama. Kreu i opozites ka theksuar se vendi nuk mund t’u kundervihet shteteve te NATO-s dhe SHBA-se qe kane dhene nje kontribut te cmuar per Shqiperine. “Shqiperia nuk ka kohe per te vrare duke hyre ne qorrsokakun ku e kercenon ta fuse Sali Berisha duke kerkuar te fuse ne sqetull edhe sherbimin sekret te ketij vendi te NATO-s, ne kundershtim me vullnetin e NATO-s e te atyre qe u bene avokati i madh i popullit shqiptar per hyrjen ne NATO, Shtetet e Bashkuara te Amerikes”, u shpreh Rama.
Q.Xhani

Urimi per Berishen
Deklarata jo e zakonshme e kryetarit te Partise Socialiste per ligjin e Sherbimit Informativ Kombetar ka nisur me nje urim per sherimin e kryeministrit Sali Berisha, i cili ka qene i semure me grip prej 4 dites. Por ne urimin e tij, kreu i PS-se ka hedhur dhe dyshime mbi gjendjen gripale te kreut te qeverise. “Kam nje apel per Sali Berishen, te cilit i uroj sherim te shpejte ne rast se me te vertete eshte shendeti arsyeja e mungeses se pazakonshme ne publik”, tha dje Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›