Klosi Djegia e fleteve pershkallezim aksionit opozitar
Sekretari Organizativ ne Partine Socialiste komentoi dje krizen politike pas pastrimit te kutive
TIRAN - Partia Socialiste ka akuzuar dje kryeministrin Berisha se duke djegur fletet e votimit ka zhytur vendin ne nje nga krizat me te renda te tranzicionit shqiptar. Sekretari Organizativ ne Partine Socialiste Blendi Klosi tha dje se Sali Berisha ka humbur perfundimisht cdo lidhje me realitetin.
Vetem nje kryeminister ne delir pa lidhje me realitetin mund te besoje se duke djegur forcerisht fletet e votimit dhe duke u perpjekur ne shkelje te plote te ligjit te varrose listat e zgjedhesve per 25 vjet do te arrije te mbylle krizen. Keto veprime jo vetem qe do te cojne ne nje pershkallezim te krizes dhe aksionit opozitar por edhe rendojne shume poziten ligjore te Sali Berishes dhe te ushtareve te pushtetit te tij - paralajmeroi Klosi.
Deputeti socialist solli ne vemendje se per nje vit rresht Sali Berisha tha qe fletet nuk do te digjen dhe per nje vit rresht kryeministri tha se ishte i gatshem te ngrinte nje komision hetimor dhe te hetonte listat zgjedhore.
Per nje vit rresht Sali Berisha mashtroi prandaj sot kriza vazhdon kriza eshte thelluar dhe e vetmja mundesi per te zgjidhur krizen eshte largimi i Sali Berishes nga pushteti qe e mban me vota te vjedhura. Sali Berisha duhet te largohet sepse ai eshte kthyer sot ne nje kosto te paperballueshme per shqiptaret dhe per demokracine shqiptare - tha deputeti i PS-se.
Sipas tij Sali Berisha duhet te largohet sepse sot ai eshte kthyer ne strumbullarin e nje korrupsioni te shnderruar ne sistem ne krye te te cilit qendron vete ai dhe familja e tij politike e biologjike.
Djegia e fleteve dhe perpjekja per te fshehur listat e votuesve jane thjesht tregues te makthit qe ka Sali Berisha nga zbardhja e te vertetes se 28 qershorit dhe prova perfundimtare se zgjedhjet u vodhen. Ai duhet te largohet - deklaroi Klosi.