E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e shqiptares Rajmonda Zefi autopsia Vdiq nga asfiksia

ITALI- Shqiptarja Rajmonda Zefi ka vdekur nga asfiksia ndersa demtimet ne koke jane shkaktuar nga renia nga shkallet e shtepise gjate tentatives se burrit te saj per fshehur provat. Keto jane rezultatet e para te autopsise analize qe ka zgjatur per me shume se gjashte ore.

Mediat italiane kane konfirmuar gjithashtu arrestimin e burrit te sajFrancesko Kuinci si pergjegjes per vrasjen e bashkeshortes se tij Rajmonda Zefi nene e dy femijeve.

Gjate marrjes ne pyetje dje ne mengjes bashkeshorti i saj pranoi qe ishte grindur me gruan duke pohuar se ajo ka gjetur vdekjen si rezultat i renies nga shkallet. Ndersa per shenjat e gjetur mbi trupin e shqiptares bashkeshorti i saj tha se kane ardhur si shkak I terheqjes se trupit te saj nga shkallet per tek makina ku me pas do ta hidhte ne nje perrua aty afer.

Sipas mediave italiane femijet e ciftit shqiptaro-italian i jane besuar gjysherve.



Rajmonda Zefi e zhdukur diten e fundit te vitit te kaluar eshte vrare nga bashkejetuesi i saj. Francesko Kuinci Francesco Quinci 36 vjec e pranoi krimin naten midis se premtes dhe se shtunes se 8 janarit pas marrjes ne pytje per nje kohe te gjate nga karabinieret. Menjehere me pas filluan kerkimet per gjetjen e trupit te gruas ne nje pyll ne Alta Versilia. ifti me dy femije te moshes 3 dhe 8 vjec ishte duke u ndare. Nisur nga ky fakt hetuesit fillimisht kishin hedhur idene e arratisjes se vullnetshme.

Ngjarja
Kerkimet per Rajmonda Zefin nisen ne te njejtin vend ku ne gusht u zhduken italiania Madalena Semeraro Maddalena Semeraro dhe e bija. Gruaja shqiptare ishte zhdukur me 31 dhjetor vitin e kaluar por bashkejetuesi dhe babai i femijeve te saj Francesko Kuinci beri denoncimin tre dite me pas. Koha dhe menyra e denoncimit bene qe hetuesit te dyshojne menjehere te Kuinci. Si rrjedhoje u be sekuestrimi i automjetit te tij dhe baneses se ciftit.

Viktima dhe te dyshuarit
Rajmond kishte ngritur nje kompani kohet e fundit. Me 31 dhjetor ajo doli nga shtepia ne mengjes dhe qe ate dite te afermit dhe koleget humben cdo kontakt me te. Celulari ishte i fikur ndersa automjeti ishte te disa te aferm. Ekspertet kane bere keqyrjen e baneses. Ata kane marre ne pyetje bashkejetuesin si edhe miq e kolege te se zhdukures. Mes ciftit kishte kohe qe kishin nisur problemet dhe kishin nisur edhe procedurat e ndarjes. Fakti qe 30-vjecarja ishte shume e lidhur me femijet hodhi poshte edhe pisten e largimit te vullnetshem. Francesko Kuinci punonte si murator ne biznesin e familjes. Vajza jeton me te ndersa djali ndodhet tek te afermit ne Sicili.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›