E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi i zgjerimit ne BE do te vazhdoje

Haxhinasto

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi dje ne Budapest nje takim me homologun e tij slloven Janos Martonyi ku u diskutua ne lidhje me proceset integruese te vendit nisur nga fakti se Sllovenia merr ne fillim te vitit te ardhshem presidencen e radhes te Bashkimit Europian. Gjate takimit u fol ne lidhje me progresin e Shqiperise ne procesin e integrimit europian per marredheniet dypaleshe dhe konkretizimin e tyre ne fushen ekonomike dhe ceshtje te rajonit te Ballkanit. Ministri Haxhinasto shprehu vleresimin se procesi i zgjerimit te Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perendimor do te vijoje te mbetet ne prioritetet e Presidences hungareze dhe vleresoi se perspektiva europiane e Ballkanit Perendimor eshte nje stimul shume i rendesishem per ndermarrjen dhe permbushjen e reformave te brendshme te cdo vendi. Po keshtu ministri theksoi se gjate ketij bashkepunimi te dyja palet duhet te intensifikojne bashkepunimin ekonomik kembimet tregtare dialogun e biznesit dhe te institucioneve te tij. Te dyja palet vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve dypaleshe dhe shprehen vullnetin e perbashket per intensifikimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat vecanerisht ne ate ekonomike dhe tregtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›