E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janinë, 2 aksidente, 6 të vdekur, disa shqiptarë

Gjashtë të vdekur mes të cilëve edhe shqiptarë është bilanci i dy  aksidenteve tragjikë të ndodhura në orët e para të ditës së sotme në rrugët e Janinës.

Siç njoftojnë mediat vendase, rreth orës 4 të mëngjesit një makinë të cilën po e ngiste një 29- vjeçar tentoi të parakalonte një kamion, ndërsa momenti rezultoi fatal pasi u përplas me makinën që vinte në krahun e kundërt.

Shoferi 29- vjeçar, u plagos për vdekje, ndërsa shoferi i makinës tjetër, një shqiptar 40- vjeçar, bashkë me një vajzë, 11- vjeçe gjetën gjithashtu vdekjen nga përplasja. Kombesia e vajzes ende nuk eshte bere me dije.

Thuajse në të njëjtën kohë, në një kryeqëzim tjetër në zonën  e Lapsista në afërsi të Janinës është shënuar një tjetër përplasje mes dy automjetesh. Bilanci ishte tragjik, tre të vdekur, një 23- vjeçar shqiptar, shofer i njërës prej makinave, nje grua  49- vjeçare,  shqiptare,  dhe një foshnje vetëm 2- vjeçe nga makina tjeter.

Nga aksidentet kane mbetur edhe disa persona te plagosur, te cilet jane derguar menjehere ne spital, ndersa kane marre plage te renda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›