Ekstradohet nga Belgjika i dënuari me 20 vjet burg

Foto Ilustruese
TIRANE- Interpol Tirana njoftoi sot se ka ekstraduar nga Belgjika për në Tiranë një shtetas shqiptarë shpallur në kërkim ndërkombëtarë.
Shaban (Shaip) Selman Zukaj, 35 vjec, lindur në Deçan, Kosovë i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në aeroportin Nenë Tereza.
Në njoftimin e policisë thuhet se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendim të datës 11. 09. 2000, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burg për kryerjen e veprave penale të Vrasjes me dashje e mbetur ne tentativë.
Shtetasi Shaban (Shaip) Zukaj është deklaruar fajtor pasi në fshatin Isniç të Komunes Deçan, Kosovë, ka tentuar të vrasë një shtetas.