Klosi: Protestuesit socialistë në shesh pa limit
29/04/2010 Qëndrimi i PS-së
Socialistët zbardhin kushtin mbi të cilin varet kohëzgjatja e protestës që do të startojë më 30 prill në sheshin para godinës së Kryeministrisë. Në këtë mënyrë, nisur nga vetë kauza për të cilën u ndërmor nga kampi rozë një aksion i tillë, lidershipi socialist ka vendosur që protestuesit do të qëndrojnë në shesh pa limit, deri kur të vijë një përgjigje për hapjen e kutive apo për largimin e Sali Berishës nga pushteti. Një fakt i tillë u bë i ditur nga deputeti socialist Blendi Klosi. “Protesta do të fillojë ditën e premte pasdite, ku do të marrin pjesë më shumë se më datën 20 nëntor, që do të protestojnë në mënyrë paqësore, dhe do të mbarojë kur protestuesit të kenë përgjigje nga qeveria, të kenë reagim qeveritar, të kenë reagim të mazhorancës, reagim të Sali Berishës për të hapur kutitë ose për të balancuar krizën politike në vend”, - vuri në dukje Klosi lidhur me një çështje të tillë. Sipas tij, janë marrë të gjitha masat organizative që më 30 prill protestuesit të jenë më shumë se 100 mijë veta, në një nga tubimet më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. Njëkohësisht Klosi deklaroi se “më datën 1 maj do të ketë edhe një manifestim të PD-së, një provokim i hapur ky i protestës së PS-së, ndaj forcat e shtetit duhet ta tregojnë veten se janë të pavarura, të mos e tregojë veten palë me asnjë nga grupimet e datës 1 maj”.