Policia kap Muliun që vrau policin
13/02/2009 Operacioni i koduar “Lapidari”, i kërkuari u kishte shpëtuar aksioneve
Akuzohet edhe për plagosjen e dy policëve të tjerë në vitin 1997
TIRANE- Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me Prokurorinë kanë mundur të arrestojnë në Tiranë 31-vjeçarin Mondi Muliu, pasi dyshohet se ka vrarë me armë zjarri efektivin e policisë së Laçit, Arben Laskun, si dhe në të njëjtën kohë ka plagosur dy kolegët e tij Arben Palocin dhe Gjovalin Zalin. Burimet thanë se i sipërcituari kishte disa kohë që i fshihej policisë së shtetit, pasi në rrethana të paqarta ai e kishte kuptuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte lëshuar një urdhër arresti për të. Mirëpo nga informacionet e marra si dhe nga pyetja e disa personave në vendlindjen e tij (Shkodër) është lokalizuar vendndodhja e Mondi Muliut. Pikërisht pas këtyre veprime policia e shtetit ka organizuar me sukses operacionin e koduar “Lapidari”, ku në prangat e të cilit ra shtetasi i sipërcituar. Burime pranë organit të akuzës thanë se për ndalimin e tij i janë dashur plot 3 muaj hetime, për të mbledhur provat dhe dëshmitë e mjaftueshme, pasi ngjarja për të cilin akuzohet Muliu i përket vitit 1997. Pikërisht në datën 13.06.1997, rreth orës 07.30 në vendin e quajtur Laç, Vau i Dejës efektivi i policisë Arben Lasku ka qenë i planëzuar me shërbim patrulle pranë shkollës së mesme, bashkë me 3 policë të tjerë. Në kohën e shërbimit një bandë e armatosur midis të cilëve ishte edhe Mondi Muliu, kishte kryer një grabitje në rrugën e Pukës dhe ishte duke lëvizur në drejtim të fshatit Mjedë. Patrulla e shërbimit shkon menjëherë në banesën ku ishte kryer grabitja dhe pasi u jep ndihmën e nevojshme të dëmtuarve, del për të ndaluar mjetin me të cilin ishte kryer grabitja. Në momentin e dhënies shenjë për të ndaluar mjetin, banda kriminale ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë, duke lënë të vrarë policin Arben Laskun dhe kanë mbetur të plagosur dy policët e tjerë Arben Paloci dhe Gjovalin Zali. Aktualisht prokuroria ka shinjestruar edhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e policit Lasku, i cili në vitin 2000 u shpall dëshmor i atdheut. Ndërkohë që Mondi Muliu akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.